Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, ka marrë pjesë ditën e sotme në aktivitetin e organizuar nga Ambasada Zvicerane dhe Projekti RisiAlbania në partneritet me Creative Business Solutions (CBS), "Platforma inovative dhe profesionale online AGIS - Sistemin e Informacionit dhe Inteligjencës për Bujqësinë, burimin më të besueshëm e më gjithëpërfshirës të statistikave dhe të dhënave bujqësore në Shqipëri".
Ministri Panariti është shprehur se informacionet e statistikat bujqësore, janë pikënisje për çdo investim në bujqësi.
Ai deklaroi se kemi nevojë për statistika të besueshme, për të afruar investitorë serioz në bujqësi.
Ministri i Bujqësisë e mbylli fjalën e tij duke thënë se platforma AGIS është pikë referimi për institucione bankare në mbështetje të sektorit bujqësor.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com