Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka zhvilluar ditën e sotme një takim me delegacionin italian të kryesuar nga rektori i Universitetit Bujqësor të Camerinos, Flavio Corradini. Temë kryesore e takimit ishte bashkëpunimi në fushën e akuakulturës dhe mbështetja për kryerjen e analizave laboratorike, ‘’double cross’’(paralelisht në Shqipëri dhe Itali).

Theksi i këtij takimi ishte tek forcimi i bashkëpunimit midis dy Universiteteve Bujqësore homologe në fushën e trajnimeve dhe kërkimit shkencor, si pararojë e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit të peshkimit.

Ministri ka vlerësuar me certifikatë mirënjohjeje investitorin italian Nicola Rossi për kontributin e tij në investimet italiane në sektorin e akuakulturës dhe industrisë agropërpunuese të peshkut në Shqipëri.

Delegacioni i akademikëve italianë do të qëndrojë në Shqipëri për një vizitë dy ditore, në të cilën parashikohen takime me rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës si dhe vizita në resortin e akuakulturës në Durrës.
panariti
panariti

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com