Në vijim të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti u takua në Ëashington DC me Eric Luftman, Drejtor për Politikat Bujqësore në Departamentin e Shtetit dhe  Thomas Yazdgerdi, Drejtor i Zyrës për Europën Qendrore në Departamentin e Shtetit  ku ka kërkuar bashkëpunim për krijimin e bursës së bujqësisë.

Panariti, kërkoi mbështetjen për krijimin e bursës bujqësore, si rregullator i çmimeve dhe parandalues i spekulimeve.

Ai shtoi se, tha se, modeli i “contract farming” ose i “bujqësisë me porosi”, është motori i zhvillimit të  bujqësisë i orientuar drejt kërkesave të tregut.

Gjithashtu, theksoi nevojën e mbështetjes amerikane për certifikimin e prodhimeve organike dhe eksportimin e tyre, drejt tregjeve të SHBA.

Panariti informoi të pranishmit, se vazhdon certifikimi i prodhimeve organike dhe rreth 200 firma kanë fituar këtë status.

Zhvillimi i agro-turizmit ishte një ndër temat e bisedimeve, ndërsa Ministri Panariti nënvizoi, impaktin pozitiv që ky sektor mund të japë në zhvillimin e zonave të caktuara duke rritur punësimin dhe kohezionin social.

Drejtori Luftman, përgëzoi politikat e ndërmarra nga Ministria e Bujqësisë dhe siguroi Panariti për mbështetje në realizimin e këtyre projekteve.

Gjatë takimit me  Thomas Yazdgerdi, Drejtor për Europën Qendrore në Departamentin e Shtetit, u bisedua për zhvillimet e fundit në politikën shqiptare, si miratimi i afërt në Parlament i reformës në drejtësi dhe marrëdhëniet rajonale.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)