Panariti takon guvernatorin e  Epirit
Bashkëpunimi në bujqësi, prioritet

Ministri i Bujqësisē, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti, priti në zyrën e tij Guvernatorin e Rajonit të Epirit, Aleksandros Kachrimanis të shoqëruar edhe nga Ambasadori i Republikēs Greke në Shqipëri, Leondas Rokanas.

Në këtë takim u fol për zgjerimin e bashkëpunimit dy palësh në fushën e bujqësisë, ushqimit dhe të agropërpunimit, ndërsa u ra dakord të organizohen së shpejti forume të përbashketa të biznesit në fushën e blegtorisë, frutikulturës dhe të bimeve mjekësore.

Sipas Panaritit, me përparësi do të shihet  krijimi i sipërmarrjeve të përbashketa në fushën e bujqësisë veçanërisht në zonat kufitare. Nga ana tjetër guvernatori Kahremanis, e siguroi ministrin Panariti për mbështetjen e tij dhe të qeverisë greke për nxitjen e sipërmarrjeve dhe të projekteve të përbashkëta në fushën e bujqësisë. Kahremanis, u angazhua personalisht për tē lehtësuar procedurat dhe rritur punësimin sezonal dhe të përherëshëm të qytetarëve shqiptarë në sipërmarrjet greke në fushën e bujqësisë dhe të agropērpunimit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën