TIRANE- Rreth 70 % të relievit të vendit tonë e zënë kodrat dhe malet, por zhvillimi i bujqësisë në këto zona ende është me ritme të ngadalta. Në Ditën Ndërkombëtare të Maleve, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, tha se dikasteri që ai drejton është fokusuar në zhvillimin e bujqësisë në zonat malore, përkrahjen e fermerëve në këto zona, me qëllim rritjen e mirëqenies dhe të punësimit.
Gjatë bilancit të punës së bërë nga Agjencia për Zhvillimin e Zonave Malore, Panariti deklaroi se ky vit ka qenë i vështirë në lidhje me financimin e fermerëve.
Ndërsa viti i ardhshëm, sipas ministrit, është premtues për rritjen e donatorëve mbështetës për fermerët në zonat e thella malore. Sipas Panaritit kjo do të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO