Panariti:Zgjedhjet pa PD legjitime
por pa produkt të qëndrueshëm

Panariti:Zgjedhjet pa PD legjitime<br />por pa produkt të qëndrueshëm
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, sot nga qyteti  i Pogradecit komentoi mbi situatën politike ndërsa kreu dhe homazhe në varrezat e dëshmoreve.

“Është shume dëshpëruese qe palët arrijnë një kompromis për të garantuar zhvillimin normal te një procesi zgjedhor. Mendoj qe ky kompromis është i vonë dhe duhet të arrihej që në datën 25 kur u paraqit një propozim nga ndërkombëtarët. Që për mendimin tim ishte baza për dakordësi. Ky është qëndrimi i LSI për të qenë në krye të promovimit të dialogut dhe bisedimeve për të kapërcyer këtë ngërç në mënyrë që të prevalojë interesi i vendit, interesi i Shqipërisë, që kërkon qëndrueshmëri dhe klasa politike për pasojë duhet të garantojë proces zgjedhor të qetë duke respektuar afatet ligjore dhe kushtetuese. Për fat të keq fryma e dakordësisë nuk është instaluar mes palëve. Të marrim shembull nga 5 Maji dhe të japim zgjidhje këtij ngërçi. Shpresoj që dakordësia të arrihet sa me shpejt në të kundërt klasa politike do të mbajë përgjegjësi para popullit”, tha ai.
 
Gjithashtu ministri Panariti komentoi edhe kërkesat e opozitës, ndërsa pohoi se LSI ishte e para që e hodhën si tezë qeverinë e besimit.
 
“LSI ka insistuar ne instalimin e frymës se besimit dhe ne ishim të parët që hodhëm si teze kromimin e qeverisë së besimit. LSI vuri në dispozicion të gjitha ministritë në favor të procesit. Dy forcat politike nuk e kanë kursyer njëri-tjetrin duke e anatemuar. LSI nuk është përfshirë në retorika boshe dhe akuza e kunderakuza prandaj sot ruajnë respekt nga votuesit. Nëse parlamenti shndërrohet ne një arenë gladiatorësh kjo i mërzit votuesit. Palët duhet të përmbahen të qetësohen dhe me vullnet të mirë të kapërcejnë këtë ngërç. Pa PD mund të jenë zgjedhje legjitime por nuk do të japin produkt të qëndrueshëm. Ne jemi regjistruar në zgjedhje dhe do të marrim pjesë rregullisht duke respektuar afatet kushtetuese. Por insistoj që të shmangim anomali që vijnë nga bojkoti i opozitës. Ne do të konkurrojmë me alternativen tonë. Janë alternativa për qytetaret. Jemi një forcë me identitetin tonë jo në koalicion. Rezultati i zgjedhjeve do të jetë bazë e dialogut dhe bisedave për të projektuar qeverisjen e vendit”, tha Panariti.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk