TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, i përgjigjet akuzave që ka bërë gjatë ditës së djeshme Partia Demokratike, se qeverisja socialiste ka dëmshpërblyer bllokmenët. Sipas tij, pagesa të tilla kryhen vetëm nga prokuroria e përgjithshme dhe janë në zbatim të vendimeve të gjykatës të marrë në vitin 1997-të.
“Ky është diskutimi i përfaqësuesit të PD (nga faqja zyrtare e Partisë Demokratike) ku flitet midis të tjerash edhe për pagesat që paska bërë qeveria ime në vitet 1998- 1999 për… “bllokmenët”. Për fatin e keq të PD dikush ka ngatërruar “adresë”. Pagesa të tilla kryhen vetëm nga Prokuroria e Përgjithshme për pasojë siç thuhet edhe në tekstin e mëposhtëm pas vendimeve gjyqësore në 1997…
Sipas PD: “Brenda vjeshtës së vitit ’97, u dha pafajësinë me vendim gjyqi të gjithë kanibalëve që dënuan pa faj dhe zhdukën me mijëra shqiptarë dhe në një kohë rekord i dëmshpërbleu me para në dorë si më poshtë vijon: Lenka Çuko 5ml 57500 dt. 13.05.2000; Arjanit Çela 7ml 30.000 dt 03.03.1999; Ramiz Aliaj 6ml 6000 dt 12.05.1999; Rapi Mino 3ml 35,500 dt 29.12.1999; Prokop Mura, 9ml 4,000 dt 02.06.1999; Simon Stefani 6ml 2000 dt 02.06.1999; Qirjako Mihali 5ml62500, dt.31.08.1999; Rita Marko 1ml 79,000, dt.24.01.2001; Zylyftar Ramizi 5ml 29,000 dt. 09.04.1999 (pafajësia në shtator 1997)… (pjesë nga diskutimi). Nuk ka akte qeveritare me të tilla data nga qeveria që kam drejtuar unë. Bllofe të tilla të turpshme janë pjesë e lojës politike të ditës. Po të ishte siç thotë PD aktet e mësipërme do të ishin publikuar si vendime në fletoren zyrtare. Pagesat në fjalë kryhen nga organi i prokurorisë për zbatimin e vendimeve të gjykatës gjatë vitit 1997 dhe nuk “mbulohen” nga veprimtaria e qeverisë e kujtdo viti tjetër. Ajo që mbetet është gjuha e urrejtjes karshi njerëzve që kërkojnë të drejtën që u jep ligji”, ka përfunduar deputeti socialist, Majko.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com