Pandeli Majko: Manipulim?! Ju
do ta kishit shpërthyer Kuvendin

Pandeli Majko: Manipulim?! Ju<br />do ta kishit shpërthyer Kuvendin
TIRANE- Qëndrimeve të forta të demokratëve të cilët i cilësuan këto zgjedhje si me standarde të shkatërruara, u ka dhënë përgjigje ish kryeministri Pandeli Majko. Deputeti socialist ka thënë në Kuvend, se zgjedhjet e 21 qershorit ishin shumë të mirë. Sipas tij, nëse do të ishte e kundërta, demokratët do kishin hedhur në erë Kuvendin.

Ndaj ai bëri thirrje për qetësi dhe reflektim mbi rezultatin. “Nëse do të ishin të gjitha të vërteta pretendimet tuaja, atëherë ju sot do ta kishit hedhur në erë Kuvendin. Kjo ka të bëjë me një reflektim për rezultatin. Unë mendoj se katër vjet kalojnë shpejt. Me pak durim, gjërat do të ecin mirë”, tha Majko. Ai shtoi se zgjedhjet janë zhvilluar në një atmosferë të mirë mes palëve si rrallë herë, e kjo sipas tij duhet vlerësuar. “Zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë mjaft të mirë.  

Ju kujtoj se kur mbaroi procesi i numërimit në Njësinë nr. 5 në Tiranë, të gjithë së bashku, edhe me komisionerët e PD-së, bëmë një fotografi të përbashkët. Megjithatë unë them se ka patur disa probleme”, tha më tej Majko. Ai iu përgjigj edhe Berishës për kryebashkiakun Qazim Sejdini, duke thënë se nëse ka ndonjë Don Korleone në Shqipëri, ai është pikërisht Berisha. “Unë nuk e besoj se kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, miku im Sejdini, të jetë Korleone.

Korleone mund të jetë dikush tjetër këtu, por jo ai”, u shpreh deputeti socialist. Por as pas kësaj replike Berisha nuk është qetësuar. Përveç sulmit ndaj deputetëve të mazhorancës, Berisha u është hakërryer dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë. Duke thënë se zgjedhjet janë të manipuluara, Berisha iu drejtua qytetarëve që të mos presin që këtë çështje ta zgjidhin të tjerët duke iu referuar ndërkombëtarëve. “Asnjë ambasador nuk ka thënë se këto ishin zgjedhjet më të mira. Kush e ka than ka fol në erë.

Kemi eksperiencën, se kështu bëmë me zgjedhjet vitit 2001. Ju mendoni se Glover do t’ju mbrojë por unë u them se përsëri ne do bëjmë punën tonë”, deklaroi Berisha. Duke folur për kontestimin e zgjedhjeve të vitit 2009, tha se Rama nuk kishte asnjë fakt, ndërsa ironizoi me faktin që Glover ka vëzhguar dy herë zgjedhjet në Shqipëri. “Ajo është abonuar për të vëzhguar zgjedhjet në Shqipëri se nuk ka vend tjetër…”, u shpreh Berisha. Në fund, Berisha u bëri thirrje qytetarëve të ngrihen në protestë: “Në këtë mënyrë dita kur të rrokulliseni nuk do të jetë e largët.”

Seanca zgjati deri në orën 20, ku ndryshimet në Kodin Rrugor janë shtyrë për votim javën tjetër, pasi mungonte shumica e cilësuar prej 84 votash. Në parlament janë miratuar një sërë marrëveshjesh ekonomike e kreditorësh. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)