Majko shprehet se Ivanoviç ishte një zë i fortë i serbëve në Kosovë, është ngjarje e rëndë. Kjo ngjarje sipas tij vjen s’pasoj e atyre që duan të dëmtojnë marrëdhëniet shqiptaro – serbe. Mjko shpreson, që Kosova të nderoj Ivanovicin si humbjen e një shtetasi të vet. Kjo është përgjigja më e mirë ndaj atyre që presin të kundërtën.
Statusi:
Vrasja e Oliver Ivanovicit, një prej zërave të fortë të serbëve të Kosovës është një ngjarje e rëndë. Ajo vjen në favor të atyre të cilët duan që mardhënia shqiptaro – serbe të jetë një krizë favorizuese e interesave joeuropiane.
Vrasja e Ivanovicit është një akt kundër shtetit të Kosovës dhe po aq antishqiptar. Shpresoj, që Kosova të nderoj Ivanovicin si humbjen e një shtetasi të vet. Kjo është përgjigja më e mirë ndaj atyre që presin të kundërtën.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)