Pandeli Mjako: Veza e PD-së
vajtim i klloçkës së mungua

Pandeli Mjako: Veza e PD-së<br />vajtim i klloçkës së mungua
Deputeti i PS-së, Pandeli Majko e ka quajtur një vajtim sjelljen e opozitës e cila gjuajti me vezë sot në parlament. Ja çfarë shkruan ai: 
 
Prestigji i një kombi është i ndërlidhur me reputacionin e pushtetit. Kjo lidhet me faktin se ajo që të tjerët mendojnë për ne është po aq e rëndësishme sa ajo që ne jemi në të vërtetë. 

Në Kuvendin e Shqipërisë sot “hynë” për herë të parë vezët. Kur udhëhiqemi nga ajo që dimë se nuk duam, jemi gati ta transformojmë veten në diçka që është krejt e ndryshme nga ajo që imagjinojmë të bëhemi.

Politika po mbytet nga njerëzit që pretendojnë se kanë epërsi morale dhe ja u mohojnë këtë kundërshtarëve të tyre. Drejtësia nuk mund të jetë një diskutim retorik për krimin. Askush sot nuk akuzon gjykatësit apo prokurorët të cilët të lirojnë për “një gërhimë”, por merret me qeverinë e cila në emërimet e drejtësisë e ka influencën zero. 

Sot ne Kuvend u thyen disa vezë. “Gjella” e të bërit opozitë me vezët e mungesës së rendit politik është justifikim i drejtësisë së korruptuar. Vezët e thyera ne Kuvend janë vajtim i “klloçkës” së munguar. Sigurisht.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)