Pandemia Covid/ Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëron: Gjërat do të përkeqësohen

Pandemia Covid/ Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëron: Gjërat do të përkeqësohen

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar se situata e virusit do të bëhet më sfiduese në muajt e ardhshëm.

Ajo tha se teksa dimri po afron gjërat do të vështirësohen dhe presim një rritje të ndjeshme të rasteve.

“Disa gjëra ka të ngjarë të jenë më të vshtira  gjatë muajve të ardhshëm”- tha ajo në një konferencë për shtyp ditën e premte.

Ajo ishte duke iu referuar mikrogrimcave të virusit për të cilat mendohet se përhapen në ajër, veçanërisht në zonat e mbyllura.

Kjo deklaratë e Merkel ka ardhur pasi zyrtarët gjermanë u bënë thirje qytetarëve të ndalojnë udhëtimet drejt vendeve dhe rajoneve të cilat konsiderohen me rrezik të lartë.

Si në shumë vende të tjera europiane, rastet e të infektuarëve kanë pësuar një rritje të ndjeshme edhe në Gjermani gjatë javëve të fundit.

Gjermani ka vendosur të vendosë një gjobë prej 50€ për njerëzit që nuk mbajnë maskën në vendet ku është e detyrueshme vendosja e saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës Mariglen Qato dhe Redi Molla

SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës Mariglen Qato dhe Redi Molla