Pandemia dhe varianti Omicron, Austria bën vaksinimin e detyrueshëm, në të kundërt gjobë deri në 3600 euro

Pandemia dhe varianti Omicron, Austria bën vaksinimin e detyrueshëm, në të kundërt gjobë deri në 3600 euro

Foto ilustruese

Austria do të bëhet vendi i parë evropian, që nga nesër do të aplikojë vaksinimin e detyrueshëm.

Nëse personat nga 18 vjeç e lart nuk e disponojnë pasaportën e vaksinës atëherë do të gjobiten deri në 3600 euro.

Gratë shtatzëna dhe personat që për arsye mjekësore nuk mund të vaksinohen do të përjashtohen, si dhe personat që janë shëruar nga infeksioni në gjashtë muajt e fundit.

Rreth 72% e austriakëve janë plotësisht të vaksinuar, por qëllimi është të vaksinohet e gjithë popullsia me qëllim arritjen e imunitetit të tufës.

Dr Klaus Markstaller, kreu i Departamentit të Anestezisë dhe Kujdesit Intensiv në Universitetin Mjekësor të Vjenës dhe spitalin më të madh të qytetit, thotë se vaksina shpëton jetë.

“Është e qartë se vaksinimi pengon ecurinë e rëndë të sëmundjes dhe për këtë arsye redukton ndjeshëm pranimet në intubim. Pra, nëse doni të zvogëloni ndjeshëm rrezikun tuaj personal dhe rrezikun për të dashurit tuaj, vaksinohuni.", është shprehur ai për mediat.

Ky vendin ka ardhur pas rritjes së ndjeshme të infektimeve në vend si pasojë e vaksinimit. Megjithatë qytetarët nuk e kanë pritur mirë dhe protestat në vend nuk kanë ndalur.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano