Franca ka rekomanduar të premten, më 24 dhjetor, që të rriturit të marrin vaksinën përforcuese kundër COVID-19, vetëm tre muaj pas dy dozave të para, duke ndryshuar udhëzimin që doza përforcuese të merrej pas pesë muajsh.
Ky rekomandim ka ardhur si masë e re në luftën kundër varianit Omicron. Rekomandimi është publikuar nga autoritetet shëndetësore franceze, i cili këshillon qeverinë në luftën kundër COVID-19.
Rastet në Francë po rriten gjatë periudhës së Krishtlindjeve për shkak se Omicron po përhapet më shpejt se çdo variant tjetër deri më tani.
Dozën përforcuese, sipas rekomandimit, duhet ta marrin edhe adoleshentët.
Ditë më parë Franca filloi fushatën për vaksinimin e fëmijëve të moshës nga pesë vjeç e lart.
Franca të enjten regjistroi 91,608 raste pozitive me COVID-19, një rekord që nga fillimi i pandemisë.
Ndryshe nga disa vende të tjera evropiane, presidenti Emmanuel Macron deri më tani i ka rezistuar vendosjes së kufizimeve të reja të ashpra për të luftuar variantin Omicron, duke shpresuar se programi i dozave përforcuese do të parandalojë që sistemi shëndetësor të mbingarkohet./ REL
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51%
-
Jo
45.6%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5487
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Udhëheqës të BE-së e NATO-s mblidhen në Paris me kërkesë të presidentit Macron! Diskutojnë për 4 orë mbi sigurinë evropiane dhe luftën në Ukrainë
17 Shkurt, 18:41
-
Samit informal në Paris mbi sigurinë në Evropë dhe luftën në Ukrainë
16 Shkurt, 22:02
-
Francë, qentë gjurmojnë humbjet në rrjetet e furnizimit me ujë
16 Shkurt, 20:01
-
Liderët europianë nesër takim urgjent në Paris! Rutte: BE duhet të luftojë për të qenë në tryezën e negociatave për luftën Rusi-Ukrainë
16 Shkurt, 10:57
-
Macron: Rikthimi i Trump, ‘elektroshok’ për Evropën, BE të ‘tregojë muskujt’, të ringjallë ekonominë
15 Shkurt, 15:26
-
Ari kolonial: Si Franca shfrytëzoi pasurinë e Afrikës
14 Shkurt, 10:14
-
Enver Robelli: E djathta ekstreme evropiane si kërcënim për Kosovën
11 Shkurt, 16:00
-
E ka ftuar Macron, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani udhëton drejt Parisit
10 Shkurt, 11:47
-
Paralajmërimet e Trump për tarifat doganore, presidenti Macron: BE do ngrihet në këmbë nëse i preken interesat
4 Shkurt, 10:42
-
Kupa e Botës/ Lara i shton pikë Shqipërisë, Colturi renditet e gjashta në Francë dhe shënon kohën më të mirë
30 Janar, 21:55
-
Në qytetin e dashurisë, Dua Lipa shijon momente romantike me partnerin (VIDEO)
29 Janar, 10:16
-
'Rilindja e Re', Macron shpalos planin për rinovimin e Muzeut të Luvrit: 'Mona Lisa' do ketë dhomë të veçantë! Hyrje e re madhështore deri në 2031! Synojmë 12 milionë vizitorë në vit
28 Janar, 16:11