Pandemia e zhyti në borxhe, rrëfehet Sinan Hoxha: Këngëtarët ishin më të diskriminuarit

Pandemia e zhyti në borxhe, rrëfehet Sinan Hoxha: Këngëtarët ishin më të diskriminuarit

Pandemia e koronavirusit padyshim që ndikoi në ekonominë tonë, por këngëtari Sinan Koxha thotë se gjatë asaj periudhe artistët ishin më të diskriminuarit. Në një intervistë emisionin “Pardon my French”, Hoxha tregon se për shkak të pandemisë ka rënë borxhe.

“Artistët kanë qenë më të diskriminuarit gjatë pandemisë. Një muaj para se të ndodhte e gjithë pandemia unë bëra një blerje me mendimin që në dy-tre muajt në vijim do punoja dhe do laja borxhin dhe jo vetëm që nuk e lava po u futa dhe në borxh për të kaluar muajt, pasi nuk këndova fare për dy vite”, rrëfeu këngëtari.

Si rrallëherë Sinani ka folur edhe për jetën e tij private, ku tha se Andrra është një grua e mrekullueshme, por sa i përket një fëmije të tretë ai nuk e dëshiron për momentin.

“Ime shoqe ka qenë një bekim, nuk e di nga më ka ardhur që kam marrë një grua të mrekullueshme. Mendoj që kam gruan më të mirë në botë deri sot. Zakonisht kur jua thua grave a do dhe një fëmijë të tretë thonë jo, po në këtë rast jam unë ai që them jo. Është një obligim i frikshëm. Unë jam mashkulli i vetëm, të paktën te artistët, i cili që ditën që jam fejuar, nëse është ora 21:00 jam në shtëpi, përveç ditëve kur kam koncert”, tha Sinani.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis