Pandemia/ Kreu i Zjarrfikëses së Tiranës për Report Tv: Grupe të veçanta për dezinfektime, 170 punonjës në shërbim të qytetarëve (VIDEO)

Në kushtet e pandemisë, shërbimi i zjarrfikëseve në Tiranë ka ngritur grupe të veçanta pune të cilët do të merren me dezinfektimin e ambienteve që përbëjnë rrezik për përhapjen e COVID. Drejtori Shkëlqim Goxhaj, tha për Report Tv se janë në gatishmëri 3 grupe pune.

‘Ne kemi dhe tre skuadra të specializuara me profile të ndryshme, pothuaj me pak profile jashtë shërbimit të zjarrfikëseve, por që është detyra jonë që t’u përgjigjemi qytetarëve. Që kur është shfaqur virusi ka qenë skuadra jonë që është shfaqur për të bërë dezinfektime sepse jannë shumë të specializuar. Kemi edhe pajisjet dhe mjetet të përshtatura që janë për atë punë dhe kjo është trguar me të gjitha ndërhyrjet’, shprehet Shkëlqim Goxhaj për Report Tv.

Shqetësim për kreun e zjarrfikësve mbetet përdorimi i bombolave të gazit me ngjyrë të verdhë, që janë kthyer në problem serioz nëpër banesa.

‘Bombolat e kampingut me ngjyrën e verdhë që përdoren në ditët e përditshme, janë kampingu dhe jo bombola për t’u përdorur në banesat e qytetarëve. Në 70% të rasteve, ne kemi statistika, janë pikërisht këto bombola të cilat sjellin rrjedhjen e gazit, nuk janë rezistente. Këto bombola mundësisht edhe ne si struktura shtetërore në koordinim me njëra-tjetrën duhet t’i mbajmë larg tregut por është e pamundur pasi përdoren për kamping’, thotë Goxhaj.

Kreu i zjarrfikëses së Tiranës u bën apel qytetarëve për mbushjen e bombolave në vende të licencuara, duke shmangur në këtë formë çdo mundësi të fatkeqësive të mundshme.

‘ U bëj thirje qytetarëve, duke filluar që nga rimbushja e bombulave të gazit, të rimbushen në pika të liçensuara nga ministria përkatëse. Kur janë janë të liçensuara ata mbajnë përgjegjësi për rimbushjen e bombulës së gazit’, thotë Goxhaj për Report Tv.

Përveç fikjes së vatrave të zjarrit, 170 forca zjarrfikëse në Tiranë kryejnë një sërë shërbimesh të tjera, ndërsa muajt e fundit janë shtuar kapacitetet njerëzore si dhe pajisjet.

er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë