Pandemia në Ballkan/ Kosova regjistron 3 viktima dhe 48 raste të reja infeksioni

Pandemia në Ballkan/ Kosova regjistron 3 viktima dhe 48 raste të reja infeksioni

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka raportuar sot për 48 raste të reja me koronavirus

Sipas këtij Instituti, përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 3 viktima, për një total prej 625 vdekjesh

Prej raportimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars, IKSHPK-ja ka raportuar për 15,520 të prekur me COVID-19. Gjithashtu sot janë shëruar edhe 142 pacientë

Sot në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 45 raste të reja me Covid dhe 4 viktima. Deri tani me sëmundjen COVID-19 janë diagnostikuar 17,674 persona. Prej tyre, 72 persona kanë vdekur dhe 14 642 janë shëruar

Pandemia e shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit vazhdon të mbajë të mbërthyer Rumaninë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 1271 raste të reja të prekur nga Covid, dhe 30 viktima, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë është rritur në 4748, kurse totali i infeksioneve ka shkuar në 123944

Sllovenia ka raportuar 39 raste të reja koronavirusi dhe 2 viktima. Numri i të prekurve në vend është rritur në 5388 kurse vdekjet numërohen në 149

Kroacia ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 48 raste të reja infeksioni dhe asnjë vdekje.

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i përgjithshëm i personave të identifikuar të prekur nga Covid është rritur në 16245 kurse totali i viktimave mbetet në 272. Gjithashtu ka patur edhe mbi 14 700 pacientë të shëruar.

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 30 raste të reja infeksioni dhe 1 viktimë.

Sipas autoriteteve, totali i rasteve Covid ka shkuar në 33 414 kurse numri i përgjithshëm i viktimave 748.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona