Pandemia në Ballkan/ Rriten sërish shifrat e rasteve të reja Covid! Pothuajse dyfish në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Pandemia në Ballkan/ Rriten sërish shifrat e rasteve të reja Covid! Pothuajse dyfish në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Ndërsa dje pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit regjistruan ulje të rasteve të reja të infeksionit të shkaktuar nga koronavirusi, sot situata është rikthyer si më parë...

Kosovë gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 136 raste të reja me Covid-19 si dhe 8 viktima. Me shifrat e ditës së sotme, numri i personave që kanë humbur betejën me infeksionin e koronavirusit ka arritur në 488 raste të vdekjes kurse totali i të prekurve ka shkuar në 12 683. Gjithashtu janë shëruar në ditën e fundit edhe 131 pacientë, për një total prej 8788

Gjatë 24 orëve të fundit Republika e Maqedonisë së Veriut ka regjistruar 126 raste të reja infeksioni Covid dhe 5 viktima.

Sipas autoriteteve në vend, totali i të identifikuarve pozitiv me koronavirus është rritur në 13 799 për një total prej 573 viktimash që prej fillimit të pandemisë kurse numri i të shëruarve ka shkuar në më shumë se 10 200

Në Rajonin e Ballkanit, Bosnje Hercegovina gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 297 raste të reja infeksioni dhe 13 viktima.

Sipas të dhënave të raportuara nga autoritetet e shëndetësisë, totali i të identifikuarve pozitiv me Covid është rritur në 18 326 që prej fillimit të pandemisë kurse numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej Covid ka shkuar në 560. Gjithashtu janë shëruar edhe më shumë se 12 mijë pacientë.

Serbia sot ka regjistruar 106 të identifikuar me Covid dhe 4 viktima.

Sipas autoriteteve totali i vdekjeve në vend ka shkuar në 705 kurse të prekurit nga infeksioni që prej fillimit të pandemisë numërohen në 30 820

Kroacia ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend ka patur 219 raste të reja me Covid dhe 2 viktima.

Sipas të dhënave, totali i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 8530 kurse numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 175.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja