Pandemia në Ballkan/ Rumania regjistron 42 vdekje dhe 1333 raste të reja

Pandemia në Ballkan/ Rumania regjistron 42 vdekje dhe 1333 raste të reja

Pandemia e shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit vazhdon të mbajë të mbërthyer Rumaninë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 1333 raste të reja të prekur nga Covid, dhe 42 viktima, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë është rritur në 4402, kurse totali i infeksioneve ka shkuar në 111 550

Kroacia ka raportuar për 212 raste të reja infeksioni dhe 0 viktima Covid.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve që prej fillimit të pandemisë është rritur në 14725 kurse totali i vdekjeve 244. Gjithashtu janë shëruar edhe 12 353 pacientë

Mali Zi raportoi dje për 208 raste pozitive dhe 4 viktima Covid, për një total prej 7711 të prekurish nga infeksioni dhe 133 vdekje që prej fillimit të pandemisë.

Sllovenia ka raportuar sot për 114 raste të reja infeksioni dhe 1 viktimë. Totali i të prekurve është rritur në 4309 kurse vdekjet raportohet të jenë 141

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat