Pandemia në Ballkan/ Rumania regjistron 1111 raste të reja dhe 51 vdekje

Pandemia në Ballkan/ Rumania regjistron 1111 raste të reja dhe 51 vdekje

Pandemia e shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit vazhdon të mbajë të mbërthyer Rumaninë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 1111 raste të reja të prekur nga Covid, dhe 51 viktima, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë është rritur në 4236, kurse totali i infeksioneve ka shkuar në 105 289 gjithashtu janë shëruar edhe mbi 43 mijë pacientë.

Kroacia ka raportuar për 151 raste të reja infeksioni dhe 3 viktima Covid.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve që prej fillimit të pandemisë është rritur në 13749 kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 230. Gjithashtu janë shëruar edhe 11451 pacientë

Mali zi raportoi dje për 188 raste pozitive dhe 1 viktimë Covid, për një total prej 6900 të prekurish nga infeksioni dhe 121 vdekje që prej fillimit të pandemisë.

Sllovenia ka raportuar sot për 82 raste të reja infeksioni dhe asnjë viktimë. Totali i të prekurve është rritur në 3831 kurse vdekjet raportohet të jenë 135

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja