Pandemia në Ballkan/ Rumania regjistron 1365 raste Covid dhe 44 vdekje

Pandemia në Ballkan/ Rumania regjistron 1365 raste Covid dhe 44 vdekje

Pandemia e shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit vazhdon të mbajë të mbërthyer Rumaninë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar më shumë se 1300 raste të reja të prekur nga Covid, saktësisht 1365.

Sipas autoriteteve shëndetësore, u raportuan edhe 44 viktima, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë është rritur në 3765, kurse totali i infeksioneve ka shkuar në 91 256, gjithashtu janë shëruar edhe mbi 39 mijë pacientë.

Kroacia ka raportuar për 369 raste të reja infeksioni (dje ishin 311) dhe 3 viktima Covid.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve që prej fillimit të pandemisë është rritur në 11 094 kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 194. Gjithashtu janë shëruar edhe 8266 pacientë

Mali zi raportoi dje për 102 raste pozitive dhe 2 viktima Covid, për një total prej 5019 të prekurish nga infeksioni dhe 104 vdekje që prej fillimit të pandemisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja