Pandemia e shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit vazhdon të mbajë të mbërthyer Rumaninë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 1438 raste të reja të prekur nga Covid, dhe 31 viktima, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë është rritur në 4718, kurse totali i infeksioneve ka shkuar në 122 673.

Sllovenia ka raportuar 159 raste të reja koronavirusi dhe 1 viktimë. Numri i të prekurve në vend është rritur në 5350 kurse vdekjet numërohen në 147

Kroacia ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 190 raste të reja infeksioni dhe 3 vdekje.

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i përgjithshëm i personave të identifikuar të prekur nga Covid është rritur në 16197 kurse totali i viktimave ka shkuar në 272. Gjithashtu ka patur edhe mbi 14 000 pacientë të shëruar.

Mali i Zi gjatë 24 orëve të kaluara pati 235 të prekur nga infeksioni dhe regjistroi gjithashtu edhe 3 viktima.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, totali i infeksioneve në vend është rritur në 10 197 kurse numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar 158.