Pandemia në Ballkan/ Rumania regjistron 36 viktima dhe 1109 raste të reja

Pandemia në Ballkan/ Rumania regjistron 36 viktima dhe 1109 raste të reja

Pandemia e shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit vazhdon të mbajë të mbërthyer Rumaninë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 1109 raste të reja të prekur nga Covid, dhe 36 viktima, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë është rritur në 4163, kurse totali i infeksioneve ka shkuar në 103 495 gjithashtu janë shëruar edhe mbi 43 mijë pacientë.

Kroacia ka raportuar për 106 raste të reja infeksioni dhe 6 viktima Covid.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve që prej fillimit të pandemisë është rritur në 13533 kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 224. Gjithashtu janë shëruar edhe 10899 pacientë

Mali zi raportoi dje për 145 raste pozitive dhe 3 viktima Covid, për një total prej 6530 të prekurish nga infeksioni dhe 118 vdekje që prej fillimit të pandemisë.

Sllovenia ka raportuar sot për 99 raste të reja infeksioni dhe asnjë viktimë. Totali i të prekurve është rritur në 3702 kurse vdekjet raportohet të jenë 135

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja