Pandemia në Ballkan/ Rumania regjistron 42 viktima dhe 1629 raste të reja Covid

Pandemia në Ballkan/ Rumania regjistron 42 viktima dhe 1629 raste të reja Covid

Pandemia e shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit vazhdon të mbajë të mbërthyer Rumaninë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 1629 raste të reja të prekur nga Covid, dhe 42 viktima, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë është rritur në 4633, kurse totali i infeksioneve ka shkuar në 119 683.

Sllovenia ka raportuar 192 raste të reja koronavirusi dhe asnjë viktimë. Numri i të prekurve në vend është rritur në 5007 kurse vdekjet numërohen në 145

Kroacia ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 223 raste të reja infeksioni dhe 5 vdekje.

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i përgjithshëm i personave të identifikuar të prekur nga Covid është rritur në 15 795 kurse totali i viktimave ka shkuar në 266. Gjithashtu ka patur edhe rreth 14 000 pacientë të shëruar.

Mali i Zi gjatë 24 orëve të kaluara pati 289 të prekur nga infeksioni dhe regjistroi gjithashtu edhe 3 viktima.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, totali i infeksioneve në vend është rritur në 9717 kurse numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar 154

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren