ITALI- Planeti tokë prej një viti është “pushtuar” nga pandemia e COVID-19, por ka një vend në botë në të cilin ende nuk është raportuar asnjë i infektuar.
Ky vend ku koronavirusi ende nuk ka shkelur, është fshati i Bolognola në rajonin Marche në Itali.
Fshati i vogël, është një pikë turistike për dashamirësit e borës dhe ski-s, dhe ka rreth 150 banorë.
Kryebashkiaku Cristiana Gentili, është shprehur se e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të bashkëpunimit të shkëlqyer midis të gjithëve, administratë, restorante, ambiente akomodimi, qytetarë.
Ndërkohë që Italia është një ndër vendet më të prekura për sa i përket pandemisë dhe numri total i infektimeve nga COVID ka shkuar 2,832,162, ndërkohë që ai i viktimave është 96,348, është një çudi që në fshatin e vogël italian ende nuk ka mbërritur virusi.