Një politikan shqiptar me para në parajsat fiskale! 'Pandora Papers' hap kutinë e sekreteve offshore, rrjedhja më e madhe e dokumenteve financiare zbulon pasurinë dhe marrëdhëniet e liderëve botërorë

Një politikan shqiptar rezulton mes 336 politikanëve në të gjithë botën që kanë lidhje me llogaritë offshore. Kjo u zbulua nga  investigimi i "Pandora Papres", ku rezultuan 35 përqind e udhëheqësve të sotëm dhe të mëparshëm botëror, përfshirë edhe ish-kryeministrin Britanik Tony Blair, mbretin e Jordanisë dhe presidentin e Kenias, Uhuru Kenyatta, si edhe miliarderë të fuqishëm janë partnerë në kompani që shfrytëzojnë parajsat fiskale offshore. Emri i politikanit shqiptarë të përfshirë në këtë skemë nuk dihet ende, ndërsa rezulton po ashtu se janë edhe 13 kompani offshore, ku përfitues të fitimeve janë shqiptarë, edhe pse kompaitë nuk janë në emër të tyre, por ende nuk ka detaje.

DW shkruan se llogaritë offshore shpesh herë janë përdorur për të menaxhuar në mënyrë sekrete dhe për të lëvizur shuma të mëdha parash me qëllim që të fshehin pasurinë e vërtetë të personit. Investigimet zbuluan se 330 zyrtarë publikë në të gjithë botën kanë lidhje me llogaritë offshore. Dokumentat e ekzaminuara tregojnë shtrirjen, në të cilën operacionet sekrete offshore kanë prekur politikat financiare globale. Ministrat e financave të Pakistanit, Holandës dhe Brazilit kanë të gjithë lidhje me kompanitë offshore, ashtu si edhe ministrat e mëparshëm të financave të Maltës dhe Francës duke përfshirë edhe ish-shefin e FMN-së, Dominique Strauss-Kahn.

Sipas ICIJ Pandora Papers tregojnë, se njerëzit e fuqishëm me pushtet, që mund të ndihmojnë t'i jepet fund sistemit të ofshoreve, në fakt janë përfitues prej këtyre sistemeve. Ata fshehin asete në kompani dhe truste të fshehta ndërkohë që qeveritë e tyre përkatëse bëjnë pak për të ndaluar qarkullimin global të parave ilegale duke pasuruar kriminelët dhe varfëruar vendet.

'Pandora Papers' është një rrjedhje e gati 12 milionë dokumenteve dhe dosjeve që ekspozojnë pasurinë e fshehtë dhe marrëdhëniet e udhëheqësve botërorë, politikanëve dhe miliarderëve. Të dhënat janë marrë nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues në Uashington DC dhe kanë çuar në një nga hetimet më të mëdha globale ndonjëherë. Rezultatet e hetimit, i cili zgjati gati dy vjet, janë fryt i punës të mbi 600 gazetarëve nga 150 gazeta ndërkombëtare, nga 'Washington Post', 'Le Monde', 'BBC', 'El Pais', italiania 'Espresso', etj.. Gazetarë nga 117 vende të ndryshme janë zotuar të punojnë së bashku, duke shkëmbyer çdo ditë lajme dhe dokumente, fotografi dhe kontakte, "Pandora Papers është hetimi më i madh kolektiv në historinë e gazetarisë.

Nga Blair tek Babis: Elita evropiane zbulohet

Ish-kryeministri britanik Tony Blair është deklaruar kundër evazionit fiscal për dekada të tëra, por këto dokumenta zbulojnë se ai dhe gruaja e tij arritën të kenë në pronësi një godinë 8,8 milionë Dollarë amerikanë  (7,6 milionë Euro) kur ata blenë një kompani real estate offshore nga famlija e ministrit të Industrisë dhe Turizmit të Bahrenit, Zayed bin Rashid al Zayani. Duke blerë aksionet e kompanisë dhe jo godinën direkt, Blair dhe gruaja e tij Cherie arritën të mënjanojnë pagesën e taksës për pronën në shumën 400.000 Dollarë amerikanë. Blair dhe al Zayani thanë, se fillimisht ata nuk dinin për implikimin e njeri-tjetrit në këtë marrëveshje, Cherie Blair tha, se burri i saj nuk ishte i involvuar në transaksion. Kompania tani është mbyllur. Emri në Pandora Papers i del gjithashtu kryeministrit çek Andrej Babis, një miliader që erdhi në pushtet më 2017 me premtimin për të luftuar korrupsionin. Regjistrimet e bëra publike tregojnë, se më 2009 Babis pagoi 22 milionë Dollarë në një zinxhir kompanish guaskë për të blerë rezindencë me dy pishina dhe një kinema në një fshat në majë të kodrës në rivierën franceze pranë qytetit të Kanës. Investigace.cz zbuloi se pronësia e kompanive guaskë dhe e shtëpive nuk ishte e përmendur në deklarimin e pasurisë së kryeministrit. Babis nuk iu përgjigj kërkesës së gazetarëve për prononcim lidhur me këtë.

Sipas DW, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy gjithashtu ka aksione në një kompani guaskë të regjistruar në British Virgil Islands. Një muaj përpara zgjedhjes së tij si president në prill 2019 politikani i shiti qetësisht aksionet e kompanisë së tij Malteks si përfitues një personi që është mik i tij i ngushtë dhe partner biznesi, Sergiy Shefir. Një dokument i datuar në qershor 2019 tregon, se Shefiri i mori aksionet në Malteks pasi ai kishte nisur të punonte në administratën e Zelenksit.

Enigma e Kenyatta-s

Presidenti Kenyatta që vjen nga një prej dinastive më të njohura politike të Kenias ka bërë fushatë për një platformë antikorrupsioni dhe ka bërë presion për transparencë në politikë. Por regjistrimet e publikuara tregojnë se Kenyatta dhe nëna e tij janë përfitues të kompanive të firmave offshore të fondacioneve sekrete në Panama. Antarë të tjerë të familjes përfshrirë edhe vëllezër e motra zotërojnë pesë kompani e firma offshore me vlerë më shumë se 30 milionë Dollarë, sipas regjistrimeve. Kenyatta dhe familja e tij nuk iu përgjigjën pyetjeve të ICIJ-së.

Mbretëria arabe: Kurora peshon rëndë

Pandora Papers zbulojnë pronarët e vërtetë të më shumë se 29 mijë kompanive e firmave offshore. Disa nga këto firma janë përdorur për të fshehur llogari bankare me emra të tjetërsuar, jet-e private, jahte, rezidenca dhe vepra arti të nivelit të Picasso-s dhe Banksy-t. Mbreti Abdullahu i II i Jordanisë ka blerë në kohën e revoltave të pranverës arabe tri rezidenca në bregdet në Malibu, Kaliforni me një shumë totale prej 68 milionë Dollarësh përmes firmave offshore, në një kohë që jordanezët mbushnin rrugët duke protestuar kundër korrupsionit dhe papunësisë. Dokumentat sekrete kanë demaskuar gjithashtu princeshën e Marokut Lalla Hasnaa si pronare e një kompanie guaskë që bleu një rezidencë 11 milionë Dollarë në afërsi të pallatit Kensington në Londër. Hasnaa e realizoi blerjen duke përdorur fonde nga "familja mbretërore marokene”. Sipas informacionit të rrjedhur nga këto dokumenta ajo është listuar me profesionin "princesa”.

Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe emiri i Duabit, Mohammed bin Rashid Al Maktoum, ishte një aksioner i tri kompanive të regjistruara në fshehtësi. Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, vazhdon të përdorë kompanitë offshore për të bërë investime, të menaxhojë pasurinë e tij duke e ruajtur atë në favor të familjes së tij.

Panama Papers kanë zbuluar, se super jahti i tij  me vlerë 300 milionë Dollarë është menaxhuar nga kompani offshore.

Yje të sportit dhe të muzikës pop – këngëtarja kolumbiane Shakira dhe ish-super ylli i cricket-it Sachin Tendulkar nga India janë ndër emrat e tjerë që janë të implikuara në asetet offshore. Avokati i Shakirës tha, që llogaritë e saj offshore janë të deklauara dhe nuk i kanë sjellë asaj ndonjë avantazh përsa u përket tatimeve.

Ndërkohë avokati i Tendulkar-it nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve.

Mbi 130 miliarderë janë të ekspozuar

Udhëheqësi populist çek Babis nuk është i vetmi miliadrer i zbuluar. Më shumë se 130 të tjerë nga Turqia, Rusia, India, SHBA, Meksika dhe vende të tjera kanë lidhje me llogaritë offshore. Miliarderi dhe ndërtuesi i niveleve të larta Erman Ilicak nga Turqia ka lidhje me dy kompani offshore, të dyja këto të regjistruara në emër të mamasë së tij në vitin 2014. Njëra nga kompanitë ka asete nga konglomerati familjar i ndërtimit me fitim 105,5 milionë Dollarë nga dividentët gjatë vitit të parë të aktivitetit. Këto të dhëna zbulohen nga regjistrime konfidenciale financiare. Që nga koha e bërjes publike të këtyre të dhënave z. Illicak nuk iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me këtë.

Kompania turke e Ilicak Ronesans Holding ishte përgjegjëse për ndërtimin e pallatit presidencial të shumë përfolur me 1150 dhoma për presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan. Seksioni i DW-së në gjuhën turke është i vetmi që ka marrë pjesë në këtë investigim, sepse në Turqi vazhdon përndjekja dhe censurimi i gazetarëve dhe redaksive vendase të lajmeve.

Pse janë problematike oazet fiskale

Kështu mund të shpjegohet përmbledhtas se si funksikonojnë kompanitë offshore: Me një çmim fillestar prej vetëm disa qindra dollarësh ofruesit mund të ndihmojnë klientët të themelojnë një kompani offshore, poseduesit real të së cilës mbeten konfidencialë. Ose kundrejt një pagese prej 2.000 deri në 25.000 ata mund të themelojnë një trust, i cili në rrethana të caktuara u krijon mundësi përfituesve të kontrollojnë paratë e tyre duke mos qenë legalisht përgjegjës.

Vetëm disa manovrime me dokumentacionin dhe pak kreativitet ndihmon të mbrosh asetet nga kredidhënësi, nga detyrimet ligjore, nga mbledhësit e taksave dhe nga ish-bashkëshortet ose bashkëshortët.

Zotërimi i kompanive offshore dhe veprimet e transaksioneve financiare përmes këtyre oazeve fiskale  janë në disa vende mëse legale, por praktikat se si realizohet kjo janë nën investigim. Personat që përdorin këto kompani thonë, se janë të nevojshme për të operuar bizneset e tyre. Kritikët nga ana tjetër thonë, se oazet fiskale dhe operacionet offshore duhet të monitorohen më nga afër për të luftuar korrupsionin, larjen e parasë dhe mosbarazinë globale. 

Sipas Gabriel Zucman, një ekspert i oazeve fiskale dhe profesor i asociauar i ekonomisë në Universitetin e Berkeley në Kaliforni, thotë se dhjetë përqind e totalit botëror të GDP-së është depozituar në oazet fiskale.

Lakshmi Kumar, drejtore politike e Integritetit Global Financiar, i tha ICIJ-së dhe medieve se kur të pasurit fshehin paratë e tyre përmes evazionit fiskal, kjo ka një imapkt direkt në jetën e njerëzve. „Ajo prek mundësinë e fëmijëve tuaj për edukim, prek shëndetësinë, prek çdo shtëpi", thotë ajo.

Sa para janë të fshehura në oazet fiskale dhe ku?

Për shkak të natyrës sekrete dhe komplekse të sistemit offshore nuk është e mundur të dihet shuma e saktë e pasurisë, që lidhet me evazionin fiskal dhe krimet e tjera, si edhe se deri në ç'masë autoritetet janë në dijeni.

Shuma e përgjithshme e parave të nxjerra nga vendet me nivel të lartë taksimi drejt oazeve fiskale me taksa shumë më të ulëta nuk dihet. Sidoqoftë sipas një studimi të bërë në vitin 2020 nga OECD me seli në Paris së paku 11,3 biliardë Dollarë mbahen offshore. Oazet fiskale automatikisht lidhen me vendet e Karaibeve. Por Pandora Papers tregon, se sistemet offshore veprojnë anë e mbanë globit edhe në vende si Singapori, Holanda, Irlanda, Hongkongu e madje edhe disa shtete në SHBA.

Si ndodhi rrjedhja e informacionit dhe verifikimi i tij?

Konsorciumi ndërkombëtar i gazetarëve investigativë ia doli të sigurojë 11,9 milionë skedarë konfindecialë dhe krijoi një ekip prej më shumë se 600 gazetarësh nga 150 media, që analizuan dhe investiguan për dy vjet mbi këto skedarë. Ata kanë rrëmuar, gjurmuar dhe zbuluar në shumë skedarë gjykatash dhe regjistrime të tjera publike nga shumë vende. Informacionet e rrjedhura vijnë nga 14 shërbime firmash offshore nga i gjithë globi, që përbëjnë kompani guaskë dhe rrjete të tjera offshore për klientët që kërkojnë të mbajnë në hije aktivitet e tyre financiare. Pandora Papers vijnë pesë vjet pas investigimeve të Panama Papers që u bënë stuhishëm publike më 2016. Zbulimet e atëhershme çuan në kontrolle policore, ligjvënësit në shumë vende kaluan shumë ligje të reja, që gjithashtu bënë të shkarkoheshin shumë politikanë të nivelit të lartë si p.sh. kryeministrat e Islandës dhe Pakistanit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:42
'Pandora Papers', një politikan shqiptar me para në parajsat fiskale! 13 kompani offshore me përfitues shqiptarë

Një politikan shqiptar rezulton mes 336 politikanëve në të gjithë botën që kanë lidhje me llogaritë offshore.

Kjo u zbulua nga Investigimi i "Pandora Papres", pas rrjedhjes së gati 12 milionë dokumenteve dhe dosjeve që ekspozojnë pasurinë e fshehtë dhe marrëdhëniet e udhëheqësve botërorë, politikanëve dhe miliarderëve. Megjithatë, ende nuk jepen detaje të tjera për emrin e politikanit shqiptarë të përfshirë.

Ndërkohë, në linkun e të dhënave të publikuara të “Pandora Papers”, tregohen edhe 13 kompani offshore, ku përfitues të fitimeve janë shqiptarë, edhe pse kompaitë nuk janë në emër të tyre, por ende nuk ka detaje.

Harta që tregon se një politikan shqiptar është mes 336 politikanëve me para në parajsat fiskale

13 kompani ofshore të lidhura me pronarë në Shqipëri
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hiu: 04/10/2021 08:10

    Seç kam nje parandjeje qe eshte rilindas dhe aktualisht tiger qeverie????

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 04/10/2021 05:55

    Pse nuk e thoni se cili politikan shqiptar rshte i implikuar?

    Përgjigju
  • Lexues: 04/10/2021 05:42

    Ata jane gazetare ndersa ju thjesht blepires amatore.

    Përgjigju
  • Fuckoff: 03/10/2021 21:24

    I keni te gjithe aty edhe keta plehrat e pastrimit te parave ketu qe bejne si te ndershem

    Përgjigju
  • redi: 03/10/2021 19:11

    Kompanite off shore jane krijuar me te vetmin qellim korrupsionin shteteror .Shtetwt qe japin licensa dhe oranojne furma te tilla jane kompket te korruptuar.Shqiperia ka nje ejsoeruencw te shjelqyer ne grabitjen e pasyrive publike me jeto firma fantazem per 30 vjet demokraci majtas dhe djathtas .

    Përgjigju
  • Maks: 03/10/2021 17:52

    Kini ndonje emer nga shqiperia po gjetet atehere keni bere pun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin