Panele diellore në Tiranë buzë lumit Lana, projekt pilot për mbulimin e shpenzimeve për ndriçimin rrugor

Panel diellor i vendosur buzë lumit Lana

Një sërë panelesh diellore janë vendosur buzë lumit Lana në Tiranë, nga Pallati me Shigjeta tek Ura e Vasil Shanto, ndërsa bëhet me dije se ato janë pjesë e një projekti pilot të quajtur “2km smart city – Rruga e Energjisë së Pastër”, i zhvilluar nga Agjencia për Eficencën e Energjisë.

Ky projekt synon që energjia diellore e grumbulluar nga panelet e vendosura të mbuloj shpenzimin e nevojshëm për ndriçimin e rrugës, që gjithashtu do të zëvendësohet plotësisht me ndriçim të ri me eficencë të lartë energjetike.

Po ashtu ky projekt parashikon vendosjen e 5 stacione për karikimin e makinave elektrike të cilat do të furnizohen pjesërisht nga energjia diellore.

Ky projekt duket se është një hap në drejtim të aplikimit të energjisë së rinovueshme, që mundëson jo vetëm një energji më të pastër, por edhe më pak emetim karboni në mjedis.

Panelet diellore të vendosur buzë lumit Lana

J.SH./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 15/10/2021 21:19

    Ky veprim inovativ eshte emonomik dhe i perket te ardhmes ,ku ekologjia do jete stnimi baze i zhvillumit .Pa prova nuk ka progres

    Përgjigju
  • energia e papaster: 15/10/2021 15:31

    duhet te behet edhe ne NEC ne lane se ka potencial nga energja mutore qe shkarkohen nga lokalet e linzes

    Përgjigju
  • Kali: 15/10/2021 14:17

    Vazhdon marrezia pa fund e shqiptareve...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ndalohen filmat shqiptarë të prodhuar gjatë periudhës komuniste?



×

Lajmi i fundit

John

Aksident në Vlorë, makina përplas 10-vjeçarin! Dërgohet në spital