Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e mbrojtjes, Arben Imami, mbi vrasjen e kapitenit Feti Vogli në Afganistan. Paneta ka shprehur ngushëllimet e tij më të ndjera mbi humbjen e kapitenit Vogli në krye të detyrës dhe ka shprehur gjithashtu, gatishmërinë e SHBA për cdo ndihmë të nevojshme.

“Gatishmëria e trupave tuaja për të luftuar deri në sakrificën e fundit është për tu vlerësuar thellë. SHBA dhe populli amerikan vlerëson shumë mbështetjen e pandërprerë të qeverisë dhe popullit shqiptar.”, tha Panetta.

Ndërsa Imami falenderoi Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA për mbështetjen e vazhdueshme që qeveria amerikane ka dhënë për Shqipërinë

“Jemi krenar që ushtarët tanë dhe amerikanë luftuan së bashku me kuraje dhe profesionalizëm të lartë”, u shpreh Imami. ah/shqiptarja.com/