Panetta presion Pakistanit: Punoni
më shumë kundër terroristëve

Panetta presion Pakistanit: Punoni <br />më shumë kundër terroristëve
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Panetta, i ka bërë presion Pakistanit, që të punojë më shumë për të luftuar grupet e armatosura në Pakistan.
Gjatë fjalës së tij, Panetta foli veçanërisht për rrjetin Haqqani, një grup që mendohet të ketë lidhje me al – Kaedën.

Deklarata e sekretarit amerikan të mbrojtjes, është bërë gjatë një konference në Kabul të mërkurën e kaluar, së bashku me homologun e tij Abdul Rahim Wardak.

Durimi ynë po arrin kulmin këtu, dhe për këtë arsye është jashtëzakonisht e rëndësishme që Pakistani të veprojë për të parandaluar terroristët të përdorin shtetin e tyre si një strehë të sigurt, për të sulmuar forcat tona, tha Panetta.

Grupi Haqqani akuzohet për një seri sulmesh kundër amerikanëve në fqinjësi me Afganistanin, duke përfshirë dhe sulmin në vjeshtën e kaluar kundër ambasadës amerikane dhe forcave të NATO – s në Kabul.
Gjithashtu ky grup ka lidhje dhe me talebanët në Afganistan.

Më tej Panetta shtoi se, ky është një shqetësim në rritje, sepse siguria nuk ekziston në Afganistan, dhe janë ato si grupi Haqqani që e rrezikojnë duke sulmuar trupat tona.

(fj.di/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar