Duket se zjarret nuk po kanë fund në Londër.

Kur akoma nuk e kanë marrë veten nga ngjarja e rëndë, ku zjarri përfshiu  Kullën Grenfell duke i marrë jetën rreth 80 personave, ata përballen sot me të njëjtin problem.
 
Një shpërthim i madh ka ndodhur në lindje të Londrës, ku një bllok apartamentesh luksoze kanë marrë flakë. Sipas dëshmitarëve zjarri ka ndodhur për shkak të paneleve diellore.

Çatia e kompleksit “Bow Wharf” është përfshirë nga flakët duke e lënë atë pjesërisht të shembur, dhe duke shkaktuar kaos edhe tek banorët.

Turma e shokuar u mblodh për të parë, ndërsa 80 zjarrfikës u ndeshën me zjarrin dhe shtëllungat e madh atë tymit.

Rezidenca luksoze është ende në ndërtim e sipër dhe përfshinë 5 shtëpi dhe 19 apartamente.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com