Një tërmet i fuqishëm ka goditur ishullin japonez Kyushu, që ndodhet pranë qytetit jugor japonez Kumamoto, një ditë pasi një tjetër tërmet vrau 9 persona në të njëjtin qytet.
Tërmeti me magnitudë 7.1, me një thellësi prej 10 km, goditi të shtunën në orën 01:25 me orën lokale, por aktualisht nuk raportohet për viktima.
Një paralajmërim për cunami u dha fillimisht nga autoritetet, por më pas u tërhoq.
Japonia është goditur rregullisht nga tërmetet, por ata rrallë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, kjo në sajë të sistemit të ndërtimit të banesave atje.
Tërmeti i së enjtes me magnitutë 6.2 që goditi po qytetin e Kumamoto-s, shkaktoi lëkndje aq intensive në disa vende sa ato të tërmetit të madh që goditi vendin në vitin 2011, njoftuan burime zyrtare nga zyra japoneze e sizmologjisë.
Shumë prej atyre që humbën jetën nga tërmeti i një dite më parë në qytezën Mashiki në rajonin Kyushu (jug perëndim të Japonisë) ishin në një apartament që u shemb së bashku me disa shtëpi.
Më shumë se 1.000 persona u dëmtuan, ndërsa më shumë se 40.000 mijë persona u larguan nga shtëpitë e tyre për ta kaluar natën jashtë.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com