Dhjetë persona kanë mbetur të plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri në qytetin e Manchesterit. Mediat britanike njoftuan se shkëmbimi me armë zjarri ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit.
Disa prej të lënduarve janë më rëndë, por që janë jashtë rrezikut për jetë. Zona për momentin është nën vëzhgim dhe Policia po heton rrethanat e ngjarjes. Në rrjetet sociale janë publikuar edhe pamjet e para pas sulmit me armë ku duken njerëzit duke u larguar të alarmuar.
Shooting at Manchester Moss Side post carnival street party pic.twitter.com/b3jRjuNMrz
— UK Rap (@UKRap) August 12, 2018
Ngjarja ka ndodhur në një festival që njihet si “Festivali i Karaibeve”, i cili kishte përfunduar pak orë para ngjarjes.