Pankina 'të nxehta', Armando Cungu dhe Diego Longo drejt rikthimit në Superligë

Pankina 'të nxehta', Armando Cungu dhe Diego Longo drejt rikthimit në Superligë

Diego Longo dhe Armando Cungu

Superliga është me pushime, teksa skuadrat që kanë një biletë për në fazën evropiane kanë nisur nga puna. Klubet e tjera duket se e kanë marrë shtruar, me Teutën dhe Laçin që ende nuk e kanë një trajner. Armando Cungu dhe Diego Longo pritet të jenë pjesë e elitës për sezonin e ri, duke mos munguar as kontaktet e para.

Në Durrës kërkojnë t'i besojnë italianit Longo, që pas aventurës te Kukësi dhe Flamurtari (Kategoria e Parë), duket i ambientuar me klimën e futbollit në Shqipëri. Presidenti Hasanbelliu vendosi mos rinovonte me Edi Martinin, trajnerin që në vitet e fundit i ka dhuruar katër trofe "Djemve të Detit".

Nga ana tjetër, Laçi pritet të rikthejë në stol një emër si Armando Cungu. Shkodrani nuk gjeti akordin me Vllazninë dhe pas largimit nga stoli i U-19 të Shqipërisë është i lirë për t'u rikthyer te emocionet e çdo jave.

Si në Durrës dhe në Laç duket se i kanë idetë e qarta, teksa pritet që klubet të prezantojnë trajnerët e rinj, me kontaktet e para që kanë nisur.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?