Vitet për modelen Naomi Campbell duket se kanë mbetur në vend. 43-vjeçarja ka qenë pjesë e një mbrëmje gala të organizuar në Londër nga “Novak Djokovic Foundation 2013”.

E qeshur dhe në formë të mrekullueshme fizike Naomi ka theksuar se ajo kurrë nuk ka mbajtur një dietë të caktuar apo të ketë kryer ushtrime fizike për të ruajtur linjat e saj, por është përpjekur gjithnjë të hajë gjithnjë shëndetshëm.

naomi campbell

Vetëm pak kohë më parë ajo ka përfunduar historinë e saj me miliarderin rus Vladimir Doronin, pas pesë vitesh lidhje.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)