Pantiç: Kurrë nuk do të shihni
flamur të Kosovës në Veri
Kërstimir Pantiç, fitues në zgjedhjet për kryetar komune në veri të Mitrovicës, ka thënë se nuk do njohin kurrë pavarësinë e Kosovës në veri të vendit.
BRUKSEL - Edhe pse pranimin e serbëve të veriut të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet e fundit lokale Qeveria e vendit e sheh si dëshmi për dëshirën e tyre që të integrohen në Kosovë dhe të pranojnë shtetin e Kosovës, vetë përfaqësuesit e këtyre serbëve, sikur edhe zyrtarët e shtetit të Serbisë, nuk lëshojnë asnjë rast që të porosisin se në asnjë mënyrë nuk kanë ndryshuar qëndrimin kundër, siç thonë ata, “të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës”.
Edhe vetë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç i cili në Bruksel pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se “Serbia dhe serbët i kanë arritur të gjitha qëllimet me pjesëmarrjen në zgjedhjet dhe në dialog”, ka thënë se pranimi për t’u integruar në Policinë e Kosovës nuk do të thotë në asnjë mënyrë se e pranojnë “të ashtuquajturin shtet të Kosovës”.
Përfaqësuesit e Serbisë nuk kanë fshehur asnjë herë se të gjitha veprimet që i kanë bërë në dialogun për Kosovën janë në shërbim të parimit të Serbisë në procesin e integrimeve në BE.
Në Parlamentin Evropian javën e shkuar thuhet se ishte zhvilluar një diskutim mjaft konstruktiv për Kosovën dhe dialogun. Në të kishin marrë pjesë këshilltarë të lartë nga Zyra e presidentit të Serbisë, ndërsa nga Kosova kishte marrë pjesë Arbër Vllahiu, këshilltar i presidentes Atifete Jahjaga.
Por atmosferën pozitive dhe konstruktive thuhet të ketë prishur në fund Kërstimir Pantiç, fitues në zgjedhjet për kryetar komune në veri të Mitrovicës.
Sipas burimeve, ai thuhet se gjatë debatit kishte heshtur dhe nuk ka thënë asnjë fjalë, madje as kur e kanë pyetur se a ka për të thënë diçka. Por në fund, sipas të njëjtave burime, Pantiç ka marrë fjalën dhe duke iu drejtuar raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, ka thënë: Dua t’ju them dy gjëra qartë: kurrë në veri nuk do ta shihni flamurin e Kosovës dhe kurrë nuk do ta pranojmë pavarësinë e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore” në Kosovë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4382
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00