Menjëherë pas shortit të hedhur në Dublin për eliminatoret e kampionatit Europian gazeta franceze “L’Equipe” I ka shkëputur një intervistë të shkurtër trajnerit të Kombëtares sonë, Christian Panucci. Kjo pasi Shqipëria është në grupin H së bashku me Francën, Islandën, Turqinë, Andorën dhe Moldavinë.
Për “L’equipe” Panucci është shprehur: “Për ne do të jetë e vështirë për t’u përballur me një ekip si Franca që është kampione bote. ‘Gjelat’ janë favoritë të grupit, ne do të provojmë të fitojmë kundër Turqisë dhe Islandës që sërish do jetë e vështirë. Duhet të bëjmë diçka të jashtëzakonshme për të arritur të dytët”.
Ndeshja e parë e Shqipërisë në eliminatoret e Europianit është kundër Turqisë më 22 mars të 2019 në vendin tonë, ndërsa kundër Francës fillimisht do të luajmë në transfertë me 5 shtator.