Panucci tregon pse nuk mori
Agollin dhe kush do jetë kapiteni i ri

Panucci tregon pse nuk mori<br />Agollin dhe kush do jetë kapiteni i ri<br>
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka shpjeguar në konferencën për shtyp pse nuk grumbullohet më Ansi Agolli, kapiteni kuqezi. Njëkohësisht, numri një i stoli kuqezi tregon se cili do të jetë kapiteni i ardhshëm.

“Në shtator Agolli mbush 36 vjeç, në momentet që fillojnë eliminatoret zyrtare, ne do të mendojmë për zëvendësuesit. Kam folur me Agollin dhe i kam përcjellë faktin, që në qoftë se do të kem nevojë, do ta kem në konsideratë. Duhet të jem shumë i qartë në atë që po ju përcjell. 36 vjeç kur fillojnë eliminatoret dhe 38 vjeç kur luhet Europiani.

Është një profesionist shumë serioz. Do kisha dashur ta trajnoja kur ishte 28-vjeç. E ndjej obligim për të kërkuar diçka tjetër, për veç faktin e moshës që është 36 vjeç. Ai që ka më shumë prezenca në Kombëtare, do të jetë kapiten. Kapiteni i ekipit kombëtar është ai që do të ketë më shumë ndeshje. Llogaritë i bëni vetë kush do jetë kapiteni i ekipit kombëtar për ndeshjen e së hënës ndaj Norvegjisë” – u shpjegua Panucci.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën