Paolo Gentiloni: Brexit shokues
por ne duhet të përballojmë sfidat

Paolo Gentiloni: Brexit shokues<br />por ne duhet të përballojmë sfidat
Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Paolo Gentiloni është i pranishëm në konferencën e ambasadorëve që po zhvillohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme e drejtuar nga homologu i tij shqiptar Ditmir Bushati. Gentiloni është shprehur se Brexit ishte një moment shokues për të gjithë Europën por kjo është një sfidë që duhet tejkaluar së bashku me vështirësitë e tjera që kontinenti po has. Diplomati italian e vuri theksin tek lufta e vazhdueshme që lipset të bëhet ndaj terrorizmit dhe shtoi edhe njëherë se Italia do të vijojë të kërkojë integrimin e përshpejtuar të Shqipërisë në Europë.
 
Gentiloni gjatë fjalës së tij tha: ‘’Shokues për vendet e BE ishte referendumi i Britanisë së Madhe, sepse Brexit është një vështirësi që uroj fort që të mund t’i përgjigjemi në mënyrë të mirë menduar me një proces negociatash i cili do të jetë jo i lehtë sepse nuk ka precedentë për të. Ne nuk do të heqim dorë nga negociatat me  Britaninë sepse do të vijojmë ta kemi një vend mik. Përfitojmë nga rasti t’i shprehim urimet tonë kryeministres së re angleze. BE nuk do të heqë dorë nga shtyllat e BE, por shoku që na erdhi nga dalja e Britanisë mund të na shërbejë edhe si një e mirë.
 
Na duhet një Europë që duhet tu japë zgjidhje sfidave dhe të kuptojë kapacitetet e saj. Në radhë të parë duhet të përballojmë krizën dhe luftërat. Të gjithë e dimë se lufta e këtyre viteve kundër terrorizmit ka rritur rezultate. Por ky nuk është fundi, pasi fitimi i disa betejave shton presionin që terrorizmi mund të bëjë. Në këtë moment duhet të jemi në gjendje të përballojmë valët e emigrimit. Një vend si Shqipëria dhe Italia që kanë përballuar prej viteve emergjenca dhe emigrantë, e dimë që emigracioni është një problem që ka kohë ndodh. Duhet të jemi shumë më të shpejtë dhe të vendosur në veprimet që do ndërmarrim.
 
Interesimi duhet të jetë i dyfishtë, nga një anë me zbatimin e marrëveshjes me Turqinë dhe arritja e marrëveshjes me disa vende afrikane nga të cilat vijnë flukset më të mëdha të emigrantëve. Ky është një problem që duhet ta trajtojmë në vitet që vijnë duke e studiuar dhe trajtuar e planifikim.
 
Nëse Afrika do ketë një zhvillim domethënës në 20-30 vjetet e ardhshme e gjithë bota do të jetë shumë më mirë. E kam fjalën këtu edhe për idenë e projektit të zhvillimit kinez, që është projekti më i madh infrastrukturës ditët e sotme. Unë besoj se që ne, Italia dhe Shqipëria, e dimë që Brexit mund të shërbejë si një mundësi për të kuptuar rëndësinë e procesit të zgjerimit të Ballkanit.
 
Marrëdhëniet trepalëshe Itali-Serbi-Shqipëri kanë qenë të vështira në fillime, por me kalimin e kohës gjërat  kanë ndryshuar. Në ditëlindjen e Ramës në Paris kryeministri serb këndoi disa këngë italiane. Pra janë zhvilluar marrëdhëniet 3-palëshe. Ballkani duhet të shihet si një perspektivë e mirë për të cilën Europa ka nevojë për këto momente. Jemi fqinj, jemi një partner shumë i rëndësishëm ekonomik prandaj dhe duam që të kemi një frymë bashkëpunimi.
 
Italia prej kohësh është munduar dhe do të vazhdojë ta përshpejtojë integrimin e Shqipërisë në BE. Është kënaqësi të marr pjesë në një takim me diplomatët shqiptarë. Nuk e di çfarë ndodh në Shqipëri por në Itali diplomacia shpesh nënvlerësohet pa arritur t’i njihet roli i madh që ajo luan në përmirësimin e vendeve''.
 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?