VATIKAN-Papa Benedikti XVI uroi sot besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve. Në meshën e mbajtur në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa uroi në gjuhën shqipe të gjithë besimtarët shqiptarë.

 “Për shumë vjet Krishtlindjet”, ishte mesazhi që ai percolli në mbi 65 gjuhë të botës. Në meshën e njohur si “Urbi et Orbi” Papa Benedikti u ka bërë thirrje besimtarëve në mbarë botën që gjërat t’i shikojnë më thellë dhe jo vetëm në sipërfaqe, sepse vetëm kështu mund të njohin gëzimin dhe dritën e vërtetë. Papa Benedikti u lut për paqe, sidomos në Lindjen e Mesme si dhe izraelitët dhe palestinezët të jenë në gjendje të jetojnë së bashku në paqe.

Fjalimi i Papës së Shenjtë u ndoq nga mijëra persona që u mblodhën në Vatikan dhe u transmetua nëpër televizione dhe radio në më shumë se 70 vende në botë.
(sg/shqiptarja.com)