Papa drejt Kubës:
Marksizmi jashtë realitetit

Papa drejt Kubës: <br />Marksizmi jashtë realitetit
ROME - Ideologjia marksiste, ashtu siç ishte menduar, nuk i përket më realitetit. Për këtë, Papa Benedikti i XVI i bëri thirrje Kubës që të zgjedhi “modele të reja”, duke shtuar se komuniteti katolik i ishullit është gati që të bashkëpunojë në ndërtimin e një shoqërie të re dhe të hapet ndaj një “dialogu konstruktiv për të evituar trauma”.

Deklarata e Papës erdhi gjatë një diskutimi me gazetarët në avionin që po e dërgonte në Meksikë, etapa e parë një udhëtimi që do ta dërgojë edhe në Kubë.
“Është e qartë që ditët e sotme ideologjia marksiste ashtu siç ishte menduar nuk i përket më realitetit dhe kështu nuk mund të krijojë një shoqëri – tha Papa – Duhet të gjehen modele të reja me durim dhe në mënyrë konstruktive. Ky proçes kërkon durim e vendosmëri dhe dëshirojmë ta ndihmojmë me shpirt dialogu për të evituar trauma”.

“Është normale që Kisha është gjithmonë nga ana e lirisë, nga ana e ndërgjegjes dhe lirisë së fesë dhe në këtë drejtim do të vazhdojmë të çojmë përpara rrugën tonë”. Benedikti XVI tregoi se në Kubë do të ndjekë gjurmët e Gjon Palit II, i cili në udhëtimin e famshëm të vitit 1998 shqiptoi fjalinë e famshme “Kuba t’i hapet botës dhe bota t’i hapet Kubës”. Fjalë që kanë një “vlerë absolute” ende sot.

PAPA ME SHKOP
Për të përshëndetur Papën përpara nisjes kishte dalur Kryeministri italian Mario Monti. Ati i Shenjtë mbërriti në aeroport me një helicopter të Ushtrisë, brenda të cilit e priste shefi i ekzekutivit italian.

Në aeroport Papa - 85 vjeç muajin e ardhshëm - u shfaq me një shkop të cilin, sipas mediave italiane, e përdor prej kohësh në jetën private por kjo ishte hera e parë që e tregoi atë në publik.

Komuniteti ndërkombëtar po e shikon me shumë interes këtë udhëtim të Papës, ashtu siç i lartë është edhe interesi për këtë mision i popullsive që Benedikti i XVI pritet të takojë.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim