Papa Françesku dhe Patriarku
Rus takim historik në Kubë 

Papa Françesku do të takohet me kreun e kishës ortodokse ruse, Patriarkun Kirill. Takimi historik do të mbahet në Kubë javën e ardhshme, ku Ati i Shenjtë do të bëjë një ndalesë gjatë rrugës së tij për në Meksikë. Kisha ortodokse ruse tha se në qendër të takimit do të jetë persekutimi i të krishterëve. Ky është takimi i parë mes një pape dhe një kreu të kishës ruse që kur krishterimi lindor dhe perëndimor u ndanë në shekullin e 11. Takimi pritet të mbahet në aeroportin e Havanës, ku dy udhëheqësit do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët. Takimi do të shënojë një hap të rëndësishëm në marrëdhniet mes dy kishave.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët