Papa Françesku: Dikur kam
pasur nevojë për një psikanalist

Papa Françesku: Dikur kam<br />pasur nevojë për një psikanalist
Një psikanaliste hebre ka ndihmuar papa Françeskun në një kohë kur atij i duhej “të sqaronte idetë”, ka zbuluar kohët e fundit,  lideri i 1,2 miliardë katolikëve të botës.

“Ajo ishte shumë e sjellshme, shumë profesionale. Kjo më ndihmoi shumë,  në një moment të jetës sime kur kisha nevojë të qartësoja gjërat”, tha Papa Françesku për një libër francez i cili pritet të botohet më 6 shtator.

“Pastaj, një ditë, ndërsa ajo po vdiste, më merr në telefon. Jo për të marrë sakramentet, sepse ajo ishte hebre por për një dialog shpirtëror”, shtoi papa.

Fragmente nga libri, “Papa Françesku: Politika dhe Shoqëria, Bisedat me Dominique Walton”, janë shfaqur kohët e fundit në mediat franceze, përfshirë edhe në gazetën katolike “La Croix”.

I shkruar nga sociologu i mirënjohur, Dominique Walton, libri bazohet në 12 intervista të kryera gjatë një periudhe kohore prej 12 muajsh duke filluar nga shkurti i vitit 2016.

Papa Françesku i tha Waltonit se iu nënshtrua terapisë për gjashtë muaj në moshën 42-vjeçare.

Në atë kohë, në vitet 1978-1979, Argjentina, vendi i tij i lindjes,  ishte nën regjimin ushtarak dhe mandati i papa Françeskut si lider lokal i jezuitëve ishte duke përfunduar.

Kjo periudhë dihet se ka qenë shumë e vështirë për papa Françeskun, në një kohë kur vendi drejtohej nga një diktaturë brutale.

Disa persona e kanë akuzuar atë për bashkëpunim me regjimin, por shumica e tyre i kanë hedhur poshtë akuzat si të pabaza.

Faqja e internetit të Vatikanit  ,“The Vatican Insider”  vuri në dukje se nën udhëheqjen e papa Gjoni XXIII, i cili drejtoi Kishën Katolike nga viti 1958-1963, Vatikani ndalonte psikanalizën për priftërinjtë dhe seminaristët.

Ky qëndrim u zbut nga pasardhësi i tij, papa Pavli VI./ata

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’