Papa Françesku ka një kërkesë:
Të dënohen poseduesit bërthamor

Papa Françesku ka një kërkesë:<br />Të dënohen poseduesit bërthamor<br>
Papa Françesku ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me dënimin jo vetëm të përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore , por edhe ndaj atyre që posedojnë diçka të tillë.

Ati i Shenjtë, Papa Françesku këto komente i ka bërë në Vatikan gjatë një konference dyditore që ka në fokus çarmatimin bërthamor, ku në të cilën morën pjesë 11 fitues të Çmimit Nobel për Paqe, por të pranishëm ishin edhe zyrtarë të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe zyrtarë të NATO-s.

“Ne nuk mund të ndihmojmë, por kemi një ndjenjë të thellë shqetësimi kur marrim parasysh pasojat katastrofike humanitare dhe mjedisiore nga çdo përdorim i pajisjeve bërthamore. Marrëdhëniet ndërkombëtare nuk mund të mbahen rob i forcës ushtarake, frikësimit të ndërsjellë dhe i ekspozimit të stoqeve të armëve”-është shprehur Papa Françesku në këtë konferencë.

Një konferencë e tillë është zhvilluar në një kohë kur  tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Veriut kanë mbizotëruar në agjendën shtetërore, sidomos  nga ana e Koresë së Veriut, e cila ka shigjetuar shpeshherë shtetin e Amerikës se mund të sulmohen nga lideri i Phenianit, Kim Jong Un

Redakia Online
N.M/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online