Papa Françesku i ka dërguar një mesazh falenderimi Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani në përgjigje të urimit të tij me rastin e zgjedhjes në krye të Selisë së Shenjtë në Vatikan.
Ati i Shenjtë ka shprehur besimin se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Vatikanit janë shumë të mira dhe do të vazhdojnë të përparojnë.
“Ju falenderoj për përshëndetjet e ngrohta që më dërguat në emër të popullit shqiptar me rastin e zgjedhjes sime në Selinë e Pjetrit.
Plot besim se marrëdhëniet mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të përparojnë, i lyp Zotit për ju dhe popullin tuaj bekime hyjnore paqeje dhe begatie”, shkruante Papa Françesku ne letrën e tij.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com