Papa Françesku, urdhër për
ndalimin shitjes së cigareve

Papa Françesku, urdhër për<br />ndalimin shitjes së cigareve<br>
Shitja e cigareve në market dhe dyqanin e mallrave pa taksa doganore në Vatikan do të ndalohet.

Në një deklaratë nga Vatikani thuhet se me urdhrin e Papa Françeskut, punëtorëve u është ndaluar blerja e cigareve në market dhe dyqanin e mallrave pa taksa doganore.

Vendimi është marrë me arsyetim se “Autoriteti i Papës nuk do të kontribuojë në një aktivitet, i cili haptazi dëmton shëndetin e njeriut”.

Në deklaratë po ashtu u theksuan të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ku thuhet se cigarja çdo vit shkakton vdekjen e më shumë se 7 milionë personave në botë.

Sipas lajmit të “Avarice”, i publikuar në vitin 2015 dhe që bazohet në dokumentet e Vatikanit, shitja e cigareve në dyqanin e mallrave pa taksa doganore për një vit realizonte përfitime në vlerë prej 10 milionë eurosh në vit për Vatikanin.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online