Papa Françesku nisi sot një vizitë treditore në Lindjen e Mesme. Turin e tij ai e nisi me një vizitë në Jordani, ku mbreti Abdullahu i II pritet t’i urojë mirëseardhjen. Pas Jordanisë Papa Françesku do të vizitojë Izraelin dhe territoret palestineze. Në kryeqytetin jordanez të Amanit, në të cilin për këtë rast janë marrë masa të larta sigurie, Papa do të mbajë një meshë në një stadium, ku pritet të jenë të pranishëm rreth 30 mijë të të krishterë. Pas meshës Papa Françesku pritet të takohet me refugjatët sirianë.
Qëllimi i vizitës së Papa Françeskut në Lindjen e Mesme është forcimi i lidhjeve me kishën Ortodokse, por korrespondentët thonë se pritet që Papa të përdorë ndikimin e tij në zbutjen e tensioneve në rajon. Vizita e tij në Lindjen e Mesme vjen vetëm pak javë pas dështimit të bisedimeve të fundit për paqe midis Izraelit dhe Palestinës. Kjo është vizita e parë e Papa Françeskut në rajon.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com