Papa Françesku bën 80-vjeç
por s'feston: Do jetoj thjeshtë

Papa Françesku bën 80-vjeç<br />por s'feston: Do jetoj thjeshtë
Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, bën sot 80-vjeç.
 
Edhe pse Ati i Shenjtë ka marrë urime nga e gjithë bota, sërish ai ka vendosur t'i qëndrojë besnik stilit të tij të thjeshtë, duke refuzuar ceremonitë festive.   
 
Por për Vatikanin kjo është një ditë e rëndësishme për Kishën Katolike. Selia e Shenjtë me këtë rast ka promovuar një stampë të veçantë.
 
80-vjetori i Papës është një moment i rëndësishëm dhe ne e kemi shënuar një rast të tillë me publikimin e një stampe të re, ashtu si kemi bërë me Gjon Palin e Dytë dhe Papa Ratzingerin”, deklaroi zëdhënësi i Vatikanit.
 
Nip i emigrantëve italianë që u larguan drejt Argjentinës gjatë depresionit të madh, Jorge Mario Bergoglio lindi në një familje të shtresës së mesme, në Buenos Aires, në 17 dhjetor të vitit 1936.
 
Ai u bë prift në moshën 32-vjeçare, gati një dekadë pasi humbi një pjesë të mushkërisë për shkak të problemeve në frymëmarrje e pasi hoqi dorë nga studimet për kimi.
 
Pavarësisht fillimit të vonshëm, Bergolio drejtoi komunitetin lokal Jezuit për 4 vite, duke mbajtur postin e kreut provincial të Jezuitëve të Argjentinës, nga viti 1973 në vitin 1979.
 
Françesku, Papa i parë jo europian në 1300 vjet, ndryshoi rrënjësisht perceptimin për Vatikanin me stilin e tij të thjeshtë dhe ndërmori hapa për t’i rikthyer besueshmërinë Kishës Katolike Romake, e goditur nga skandalet seksuale e financiare.
 
Papa i parë nga Amerika Latine, Françesku është gjithashtu i pari në 6 shekuj që mori frerët e Selisë së Shenjtë pas dorëheqjes së një pape tjetër, Benediktit të 16.
 
Bergolio bëri për vete miliona njerëz që prej fjalimit të tij të parë, kur u zgjodh Papë në mars të vitit 2013, me fjalët dhe gjestet joformale.
 
“Motra dhe vëllezër, mirëmbrëma”, ishin fjalët e tij të para nga ballkoni qendror i Bazilikës së Shën Pjetrit, duke hequr dorë nga përshëndetja tradicionale “Lëvduar qoftë Jezu Krishti”.
 
Ishte i pari Papë që zgjodhi emrin Françesk, në nder të Shën Françeskut të Asizit, shenjtori që lidhet me paqen, thjeshtësinë, shqetësimin për të varfrit dhe respektin për ambientin.

[gallery]20192[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës