Papa Francesku bisedë telefonike
me astronautët në hapësirë

Papa Francesku bisedë telefonike<br />me astronautët në hapësirë<br>
Papa Françesku, ka folur për dashurinë dhe vendin e njeriut në univers, gjatë një bisede telefonike me ekuipazhin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor ( ISS).

Astronauti dhe inxhinieri italian, Paolo Nespoli, ka folur në italisht me Papën dhe ka përkthyer edhe për anëtarët e ekuipazhit, të përbërë nga rusi, Aleskandr Misurkin, Sergei Ryazansky dhe tre amerikanët, Joe Acaba, Mark Vande Hei dhe Randy Bresnik.

Kapiteni i ekuipazhit, Bresnik, i ka thënë Papës se toka mund të shihet nga hapësira, pa kufij dhe konflikte.

Ryazansky, ndër të tjera kishte thënë se stafi në hapësirë përbëhet nga shtete dhe njerëz të ndryshëm, njerëz të planetit tonë.

Biseda 20 minutëshe me stafin e ISS, ishte thirrja e dytë e Papës në hapësirë. Edhe Papa Benedikti XVI, kishte bërë një thirrje të tillë në vitin 2011./REL

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor,  OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore