TIRANË, 21 Shtator /ATSH-Gjergji Mima/ - Papa Françesku gjatë vizitës që po zhvillon në Shqipëri ka shëkmbyer edhe disa dhurata me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani
Gjatë takimit që pati me Papa Françeskun, Presidenti Nishani i bëri Atit të Shenjtë dhuratë një portret të gdhendur në argjend të Giovanni Francesko Albanit, Papa Clemente XI, me origjinë shqiptare, të shoqeruar me citatin "Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut!"
Ndersa Papa Francesku i dhuroi Presidentit Nishanit një kopje dixhitale të Mesharit të Gjon Buzukut, që do t'i shtohet thesarit të Bibliotekës Kombëtare. /a.ke/