VATIKAN - Ndërsa Amerika vazhdon të presë vendimin e Kongresit për sulmin në Siri, Papa Françesku bën një apel për paqe. "Kurrë më luftë" ka deklaruar Papa, duke përsëritur kundërshtimin e Vatikanit ndaj gjakëderdhjes.

Papa tha se do të mbajmë një ditë agjërimi dhe lutjeje për paqe në Siri në datën 7 shtator. "Nuk është përdorimi i luftës dhe dhunës ajo që do të sjellë paqen,"-  theksoi Papa, duke u bërë thirrje palëve në Siri që të "mos shikojnë interesat e tyre, por të marrin guximin dhe vendimin, që nëpermjete bisedimeve, të zgjidhin problemet. Me gjithë forcën time iu kërkoj palëve në konflikt të dëgjojnë zërin e ndërgjegjes së tyre.

Duke e dënuar përdorimin e armëve kimike, Papa theksoi: "Sa shumë vuajtje, sa shkatërrim," - tha ai, - "sjell përdorimi i armëve në atë vend të përvuajtur, sidomos në popullsinë civile dhe të pafuqishme, ndaj, nuk është një gjykim i Perëndisë, por është një gjykim i historisë mbi veprimet tuaja, prej të cilave ju nuk mund të shpëtoni", deklaroi Papa Françesku mesditën e sotme nga Vatikani.

Redaksia online
(Antonio Çakshiri/ar.sh/shqiptarja.com)