Papa Francesku: Jo tolerancë për
priftërinjtë abuzues të fëmijëve

Papa Francesku: Jo tolerancë për<br />priftërinjtë abuzues të fëmijëve
Papa Francesku, në një letër dërguar peshkopëve në të gjithë botën më 28 dhjetor, por që është bërë publike vetëm gjatë ditës së djeshme nga Vatikani, u ka kërkuar atyre që të mos tolerojnë  abuzimet seksuale të klerit me fëmijët.
 
“Unë do të doja që ne të ripërtërijmë përkushtimin tonë, për tu siguruar që këto krime të mos ndodhin më në mesin tonë”, ka shkruar papa në letrën dërguar peshkopëve.
 
Abuzimet seksuale brenda Kishës janë zbuluar për herë të parë në SHBA, në vitin 2002 dhe më pas skandale të ngjashme janë zbuluar në të gjithë botën, ku Kisha është detyruar të paguaj miliona dollarë si kompensim për viktimat e këtyre abuzimeve.
 
Ndërkohë Papa Francesku, në letrën e drejtuar peshkopëve, shkruan se Kisha i pranon mëkatet e disa prej pjesëtarëve të saj.
 
“Kisha i pranon disa prej mëkateve të pjesëtarëve të saj, vuajtjet, dhimbjet dhe përvoja e të miturve që janë abuzuar seksualisht nga priftërinjtë. Është një mëkat që na turpëron të gjithëve ne”, shkruan ai.
 
Papa Francesku ka miratuar krijimin e një tribunali për gjykimin e peshkopëve të cilët janë munduar të fshehin këto abuzime seksuale te të miturit, por ky propozim ka ngecur.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf